1 milion Touareg: momenti historik do të festohet me modelin special me opsione ekstra tepër elegante

2019-08-19

Klasi i pare, superiore dhe e sofistikuar - Volkwagen festoon prodhimin e 1 milion Touareg me modelin special "ONE Million". Ky model tashmë i bashkohet nivelit më të lartë (flagship) të modelit me një numër të madh opsionesh shtesë.

 

Që nga fundi i vitit 2002, Touareg ka qënë një pjesë integrale e Volkswagen. Volkswagen prezanton një model special me stil për të festuar 1 milion Touareg të prodhuar. Në të përfshihet një ngjyrë komplet e re opsionale Sechura Beige dhe dy lloje disqesh - 20 inch Bogota ose 21 inch Suzuka n ngjyrë Adamantium Silver. Eksteriori i rafinuar vazhdon me dritat e pasme të errësuara, kornizat e xhamave të kualitetit të lartë me mbishkrimin "ONE Million". Harqet e gomave dhe një difuzor janë të lyera në Black Glossy. Modeli special mund të merret edhe me një pakete të eksteriorit R-Line Black Style, që përfshin edhe pasqyrat në Reflection Silver për shëmbull.

 

Stili vazhdon në brendësi të makinës: lëkura ekskluzive Puglia me ngjyrë gjetheje ulliri e dëshmojnë këtë. Pjesa e sipërme e sediljeve si edhe dyert janë të dekoruara me qepje në formë diamandi në Amber Brown. Qepjet elegante mund të gjenden edhe në panelin e mesit, në timon si edhe tek marshi. Edhe çelësi i makinës është i "mbështjellë" me lëkurë Puglia të cilësisë së lartë. Impresionet elegante janë gjithashtu të pasqyruar aedhe në disa elemente decorative në Silver Wave si dhe tërësisht dixhitali Inoovision Cockpit, ekrani i të cilit përdoret për të kontrolluar ajrin e kondicionuar dhe ngrohëset e sediljeve ndër të tjera. Është qëndra e gjithë interiorit. Çmimet për të veçantin "ONE Million" fillojnë në 80,880 euro (me motorr V6 TDI me 286PS).

 

Touareg gjithmonë ka qënë një lider në teknologji

 

Volkswagen Slovakia në Bratislavë  është fabrika e vetme në botë që prodhon Touareg për Volkswagen. Touareg-u i pare i prodhuar në vitin 2002 ishte lider në teknologji. Falë modelit më të mire, Volkswagen u bë një nga ofruesit më të mirë - dhe sot i shërben të gjitha segmenteve më të rëndësishme, nga makinat e vogla të qytetit e deri tek SUV luksoz.

 

Vetë Touareg më vonë u bë "best-seller": gati 1 milion shoferë vendosën për gjeneratat 1 dhe 2 (fillimi i vitit 2010). Gjenerata aktuale e 3 duket se do t'a vazhdojë suksesin. Me një maksimum të ri të inovacioneve teknologjike, me një dizajn autentik dhe dinamik dhe me një grade të lartë të qëndrueshmërisë për çdo përdorim. Touareg i ri gjithashtu krenohet me një maksimum të tërheqjes së një rimorkio deri në 3.5 ton. Gjenerata më e fundit ka fenerë të rinj dhe disa funksione pjesërisht për pilotim automatic që shtojnë komoditetin dhe dinamikën.