7 Pyetje-Përgjigjet që do Ju ndihmojnë të Aplikoni dhe Punësoheni Pranë Porsche Albania
Gjatë pranimit të aplikimeve për pozicione të lira pune, Departamenti i Burimeve Njerëzore has shpesh në disa pyetje nga të interesuarit që duan të bëhen pjesë e kompanisë sonë. Për të lehtësuar komunikimin dhe për të orientuar aplikantët, më poshtë i jemi përgjigjur pyetjeve më të shpeshta që ne hasim.
1. Ku mund të informohem për pozicionet e lira pranë Porsche Albania dhe si mund të aplikoj?
Ju mund të informoheni lehtësisht në 3 mënyra: Mënyra e parë është ajo
tradicionale. Në faqen tonë zyrtare www.porsche.al, në sektorin 'Karriera' do ju
shfaqen pozicionet e lira që ne publikojmë së bashku me afatet e pranimit të
aplikimeve. Mënyra e dytë janë rrjetet sociale si Facebook, Instagram dhe LinkedIn
(një rrjet profesional më shumë se social), ku ndjekësit tanë informohen jo vetëm
mbi tregun automotiv, por edhe për mundësitë e punësimit pranë kompanisë sonë.
Ndërsa platforma e tretë, është aplikacioni 'Makina ime', i lançuar në muajin prill
nga Porsche Albania, si një risi teknologjike për të qenë më afër me të
apasionuarit e makinave, klientët tanë dhe grupet e interesit, ku të gjitha
informacionet për mundësitë e punësimit dhe jo vetëm, ju vijnë në celularin tuaj me
anë të njoftimeve. Në çdo publikim për pozicionet e lira, ne kemi të përcaktuar
mënyrat e aplikimit. Ju mund të dërgoni rezymenë tuaj në adresën e e-mail-it:
office(kwfat)porsche(kwfdot)al ose mund të paraqiteni pranë zyrave tona për ta dorëzuar. E
rëndësishme është të respektohen afatet e vendosura për aplikimet.
2. A mund të aplikoj për më shumë se një pozicion?
Patjetër, nëse ne kemi më shumë se një pozicion të lirë, ku formimi dhe eksperienca juaj i përmbushin kriteret për të aplikuar, ju mund të dërgoni aplikimin tuaj për to. Mjafton rezymeja e vendosur në e-mail dhe përshkrimi i pozicioneve për të cilat po aplikoni.
3. A merren në konsideratë aplikimet e lira?
Patjetër që po! Në faqen tonë zyrtare (në sektorin 'Karriera') kemi vendosur mundësinë e dërgimit të rezymesë tuaj direkt në adresën tonë të e-mail-it. Mjafton të klikoni 'Aplikim i lirë' dhe të plotësoni fushat e kërkuara dhe ne marrim aplikimin tuaj. Gjithashtu "më të guximshmit" mund të dërgojnë rezymenë në adresën elektronike të kompanisë duke specifikuar fushën për të cilën janë të interesuar të punësohen. Të gjitha aplikimet e lira regjistrohen në dosjet e të dhënave dhe referohen sipas nevojave të departamenteve.
4. Çfarë ndodh pas aplikimit për pozicionet e publikuara?
Pas marrjes së rezymeve, ne bëjmë përzgjedhjen e tyre sipas kërkesave dhe përshkrimit të vendosur në publikimin e pozicionit. Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë kontaktohen. Kohëzgjatja e proçesit nga aplikimi tek intervista e parë zgjat deri në dy javë pas afatit të përfundimit të aplikimeve. Nëse ju nuk jeni kontaktuar gjatë kësaj periudhe kohore, atëherë rezymeja juaj nuk është përzgjedhur për intervistë. Pas përzgjedhjes së kandidatëve për intervistë ne informojmë kandidatët për ditën dhe orën e intervistës, në të cilën marrin pjesë Menaxheri/ ja e departamentit përkatës dhe Përfaqësuesja e Burimeve Njerëzore. Gjatë intervistës vlerësohet formimi, eksperienca dhe vlerat që një koleg i ri mund të sjellë në kompani.
5. Intervista e parë përfundoi, po tani?
Gjatë intervistës ne informojmë të gjithë kandidatët për vazhdimësinë e rekrutimit. Nëse do të ketë një përgjigje negative, kandidati informohet me e-mail dhe afatet e njoftimit ndryshojnë në varësi të kohës që ne na nevojitet për të marrë një vendim. Nëse kandidati përzgjidhet për një intervistë të dytë me Menaxherët e Përgjithshëm të kompanisë, ai/ajo informohet për ditën dhe orën e takimit dhe për gjuhën në të cilën do të zhvillohet intervisa (Shqip ose Anglisht).
6. …dhe përgjigjja përfundimtare?
Pas intervistës së dytë ndiqet po e njëjta procedurë si në intervistën e parë për informimin e të intervistuarve. Kandidatët që nuk përzgjidhen, marrin një e-mail informues me arsyen e mospërzgjedhjes. Kandidati/ja që përzgjidhet merr me e-mail propozimin tone për të bashkëpunuar, ku në të përmenden të gjitha kushtet dhe mundësitë që Porsche Albania ofron për kolegët.
7. Disa këshilla për një aplikim të
suksesshëm?
Dëshiroj të theksoj se është shumë e rëndësishme të aplikoni brenda afateve të publikuara. Të hartoni një e-mail informues për aplikimin tuaj dhe të specifikoni në titullin e e-mail-it pozicionin për të cilin aplikoni. Çdo përzgjedhje e jona bazohet plotësisht në formimin dhe eksperiencat që ju keni, prandaj korrektësia dhe saktësia e informacionit janë të domosdoshme. Shpresoj që këto përgjigje të ndihmojnë të gjithë të interesuarit të aplikojnë për të qenë pjesë e kompanisë sonë dhe të kenë sqaruar pyetjet më të shpeshta që ne hasim për proçeset e rekrutimit.