Imagjinoni udhëtimin e të ardhmes me Volkswagen.

2020-06-06

 Teksa vendet fillojnë të happen përsëri në mes të krizës së Covid19, një gjë është e sigurtë: bota ka ndryshuar

 Pandemia ka ndikuar tashmë në gati çdo aspect të shoqërisë, nga mënyra që punojmë, tek mënyra që mësojmë, ushtrohemi, blejmë dhe socializohemi.

 Një sector i ndikuar më shumë se të tjerët është kriza aktuale e transportit. Avionët janë ulur, kompanitë e trenave kërkojnë rezervim të ulëses dhe distancimi social është i kërkuar në transportin public. Në stacione dhe aeroporte rreth botës, skanerat termal dhe dhomat e izolimit janë duke u bërë një normë.

 Kur vjen puna tek rrugët, ndryshimet kanë ndodhur më herët se Covid-19.

 Bota automotive ka eksperimentuar prej disa kohësh me makinat autonome dhe se si ti bëjnë ato realitet, prodhuesit e makinave janë duke e kërkuar përgjigjen tek 5G.

 

Çfarë është VWAT?

Si një prodhuesi më I madh i makinave në botë dhe makinave komerçiale, Volkswagen nuk ka nevojë për shumë komente.

Por Volkswagen nuk është thjeshtë kompani më e madhe e pordhimit e makinave. Divizioni i ri, Volkswagen Autonomy (VWAT) është një kompani teknologjie. VWAT, përmbledh ekspertizën nga industria automotive dhe e teknologjisë për të formësuar të ardhmen e transportit.

Qëllimi kryesor? Të zhvillojë dhe ti japi jetë nivelit të 4 të autonomies: makina autonome që nuk kanë nevojë për ndërveprimin njerëzor.

Kjo është diçka që ata presim të fillojnë ta komerçializojnë  gjerë nga mesi i kësaj decade, por ka shumë për tu bërë ndërkohë.

 

Asgjë nuk mund të bëhet pa ndërlidhje.

Që makinat autonome të funksionojnë, ato kanë nevojë për ndërlidhje të qëndrueshme për gjatë të gjithë ekosistemit të rrugës.

Është e rëndësishme të analizojmë ambjentin, infrastrukturën dhe makinat e tjera, dhe të mund të reagojmë menjëherë.

5G, së bashku me edge computing dhe teknologji të tjera, do ta bëjnë këtë të mundur falë aftësisë që të proçesojnë sasi të madhe informacioni shumë shpejt.

Psh, nëse një makinë është duke parakaluar por pamja e shoferit ka pengesa, makina do të mund të komunikojë me makinat e tjera pranë dhe me rrugën që vendosi nëse është e sigurtë që ta realizojë manvorën ose jo, duke ulur rrezikun potencial për aksident.

Një shëmbull tjetër është mundësia për të monitoruar dhe reaguar kundrejt lëvizjes së makinave që po qarkullojnë në atë korsi, duke u adaptuar menjëherë me gjëndjen e trafikut.

Kjo jo vetëm do të përmirësojë sigurinë dhe sigurinë e pasagjerëve, por gjithashtu do të inkurajojë mbajtjen e distances së sigurisë, të reduktojë ngjeshjet në trafik, konsumin e karburantit dhe emetimet.

Dhe kur i gjithë ky komunikim të realizohet nëpërmjet autonomise totale, njerëzit mund ta shpenzojmë kohën në makinë për të bërë gjëra të tjera përveç drejtimit të makinës.

U takuam me Alexander Hitzinger, CEO i Volkswagen Autonomy për të pare se si po shkon projekti.

Burimi: Vodafone