Kur thua Audi i ke thënë të gjitha! Për herë të parë në Shqipëri prezantohet virtualisht, makina që thyen ligjet e fizikës
Pavarësisht se tregu i automjeteve është goditur nga pandemia, si gati çdo sektor tjetër, Porsche Albania këtë situatë e ka marrë si sfidë dhe po e shfrytëzon për të na prezantuar me mundësitë e të ardhmes. Si asnjëherë tjetër kjo kompani, nëpërmjet një prezantimi "live", në linjë me strategjinë e re digjitale të marketingut dhe komunikimit që po implementon, është zbuluar për publikun shqiptar Audi S8, modeli i 2020. Një makinë që është larg të qënit vetëm e tillë! Prodhime të tilla, s'kanë nevojë për shumë fjalë sepse 'vepra' flet më tepër e megjithatë, për dashamirësit e Audi por edhe për ju që po mendoni këtë kohë për blerjen e zgjuar të një makine, ky artikull do ju nevojitet me patjetër.
Me fjalë të thjeshta, misioni i një automjeti është që të çojë një njeri nga pika A në pikën B. Audi S8 e realizon këtë mision, por në një mënyrë krejt të veçantë. Për shumë vite kombinimi i sportives dhe luksit në një makinë ka qenë e pamundur. Por mesa duket kjo fjalë nuk ekziston për inxhinierët e Audi, të cilët jo vetëm ja kanë dalë që të zhvillojnë një model makine sportive, ku adrenalina që të dhuron shpejtësia është kryefjala, por është tepër luksoze, me teknologjinë më të fundit, e sigurtë dhe e rehatshme.
Si gjithmonë Audi i ka qëndruar besnik rrënjëve të saj në këtë model, duke ruajtur statusin ikonik që mban. Nëse do të futemi në disa detaje, që duhet t'i interesojnë çdo personi përpara se të bëj zgjedhjen për makinën e tij, S8 ka një kabinë prej alumini që i jep fortësi dhe stabilitet. Veçoria e këtij modeli është që edhe pasqyrat e makinës janë prej alumini, ndërkohë që nuk mund të lemë pa përmendur difuzorin sportiv, injeksionin e drejtpërdrejtë dhe 4 marmitat. Gomat plotësojnë bukur të gjitha pjesët e tjera të makinës duke i dhuruar një pamje dinamike por edhe mbështetjen e duhur që të ndiheni komodë në çdo reliev ku makina do të përshkojë. Normalisht, një "përbindësh" i tillë shpejtësie me 571 kuaj fuqi, (i shpejtë si një makinë e tipit Porsche, që ju e dini mirë se çfarë duam të themi!!!) mund të mendoni se e ka vendin vetëm në rrugë të gjata jashtë qytetit. Ky nuk është rasti!
Audi S8 është tepër komod për t'u përdorur në lëvizje brenda qytetit. Falë sistemeve të saj teknologjike, shpenzon më pak litra gjatë udhëtimeve të shkrutra, në mënyrë që jo vetëm të kursejë, por edhe të mbrojë ambientin. Ka një sistem radari ta pagabueshëm, që studion rrugën dhe distancën nga makinat e tjera. Gjashtë kamera të inkorporuara dhe një sistem amortizimi të tillë, që të mundëson ty si shofer të mos bësh gabime, edhe kur "padashje" je jashtë shpejtësisë së lejuar.
Siguria e shoferit dhe e pasagjerit është kryesore. Sistemi 360 gradë i tij madje mund edhe të parashikojë një aksident të mundëshëm dhe të minimizojë rreziqet. Ka gjithçka për një performancë fantastike. Nëse nuk ju njaftojnë këto, na lejoni të themi që ka edhe një paisje që mund t'ju bëjë kafen herët në mëngjes, kur jeni vonë për punë.
Mënyra se si funksionon kjo makinë, me shpejtësinë që mund të arrijë, por dhe me komoditetin, luksin dhe sigurinë që të ofron, mund të themi që arrin gati të thyejë ligjet e fizikës. Ne mund ta kemi edhe gabim, por zor se mund të gjejnë dikë që nuk do donte të ishte tani në rrugë duek drejtuar Audi S8!