Kush ka miq si Elgit Doda, do ta kuptojë shumë mirë këngën e tij të fundit

2020-07-06

Kush ka miq si Elgit Doda, do ta kuptojë shumë mirë këngën e tij të fundit. Tashmë e dimë që dedikimet në projektet muzikore e 'vjedhin' më lehtë zemrën e publikut, ndaj "Ka Miq Si Ti" ka bërë që të gjithë t'i kthejnë sytë nga kjo risi.

Po, e lexuat mirë: e cilësojmë si risi, pasi për herë të parë në tregun shqiptar, një kompani zgjedh muzikën për të depërtuar në shijet e atyre që kërkojnë modernen dhe komoden në një të vetme. "Porsche Albania" prezanton modelin e ri të Skoda-s, emri i së cilës duket sikur është krijuar enkas për gjuhën tonë. KAMIQ (që shqiptohet Kamik) u kthye menjëherë në frymëzim dhe ide origjinale për të prezantuar këtë model përmes një kënge.

Protagonistët e klipit janë vetë Elgiti dhe Skoda, të cilët si dy miq shumë të ngushtë me njëri-tjetrin, përshkojnë të pandarë rrugë të ndryshme të Shqipërisë. Ky koncept nuk vjen më kot, pasi KAMIQ në gjuhën origjinale do të thotë "diçka që përshtatet në mënyrë perfekte": njësoj si modeli i ri i Skoda-s, që i shkon aq shumë (në këtë rast) Elgitit. "Porsche Albania" premton që partneritet e tilla do të vazhdojnë, për të sjellë një frymë unike në tregun vendas.

Tashmë, e keni ju në dorë të keni miq të pamdashëm në përditshmërinë tuaj. Siç thotë edhe Elgiti, "për çdo ditë e për çdo natë", me KAMIQ do të ndiheni "shumë me fat"!