Revolucioni i tretë i Volkswagen!
Çështja e transportit ndodhet në kulmin e tij të diskutimit. Herë mbi kostot ekologjike dhe herë mbi autonominë, që i përshtatet nevojave të individëve dhe operatorëve tregtar botërorë dhe vendas.
Në mes të këtij debati vjen, për here të trete, ndërhyrja transformuese e
Volkswagen. Nënvizojmë "për herë të dytë" sepse revolucioni kulturor i viteve '60 u
mishërua me Volkswagen Beetle, më pas Volkswagen GOLF standardizoi rehatinë dhe
funksionalitetin për të gjitha rrugët dhe xhepat e përdoruesve, duke u kthyer edhe
ajo në një mjet ikonë.
Tashmë është epoka e revolucionit të tretë:
Volkswagen ID.3
E sjellë në Shqipëri nga Porsche Albania, Volkswagen ID.3 ofrohet si përgjigje edhe
ndaj nevojave të klientit shqiptar për më pak ndotje, më pak kosto dhe distanca më
të mëdha të përshkuara.
Më 16 dhjetor u zhvillua edhe eventi lançues, ku patëm mundësi të shohim nga afër
elementët revolucionar të kësaj makine; e gjitha 100% elektrike.
Drejtori i Përgjithshëm i Porsche Albania, Z. Gentian Bushati shpjegoi rëndësinë që
ka ID.3 për qasjen inovative që kjo kompani ka ofruar në tregun shqiptar gjatë
gjithë prezencës së saj, por njëkohësisht edhe për vetë industrinë e makinave
elektrike në botë. Ai nënvizoi faktin se se kjo makinë përveçse prodhon 0 ndotje që
nga krijimi i saj deri në daljen në rrugë, ajo është gjithashtu edhe CO2
neutrale.
Më pas përfaqësuesi i brand-it, Z. Armand Saliu u shpreh se Volkswagen ID.3 është e
para makinë në tregun tonë e cila është 100% elektrike dhe mund të arrijë distanca
mbi 500 KM me vetëm një karikim.
"ID.3 është ndërtuar me një platformë të avancuar elektronike, e cila ka
zëvendësuar butona dhe seksione të shumtë fizikë dhe në një strukturë, ku bateria
gjendet në pjesën e poshtme të makinës; e ofruar në 3 kapacitete të ndryshme. Ky
konstrukt ka sjellë dizajn futuristik, më shumë siguri, më shumë hapësirë të
brendshme, manovrim fantastik në drejtim dhe kosto të reduktuara në krahasim me
makinat e të njëjtit lloj." - vijoi më tej Z. Saliu në bashkëbisedimin e tij me
moderatorin e njohur, Blendi Salaj.
Performanca në rrugë e kësaj makine u demonstrua edhe gjatë eventit nëpërmjet një
test drive të zhvilluar nga blogerja e njohur Deborah Keçi.
Ajo e përshkroi këtë përvojë si një "wow" teknologjik. Kryerja e rrugëtimit nga
Showroom-i i Volkswagen deri në Himarë, i vërtetoi Deborahs se kjo makinë mund të
përballojë, nevojat e saj për hapësirë në udhëtime, distancat e largëta dhe kostot
e reduktuara në 150lek/100km.
Formula e suksesshme e Volkswagen ID.3 ka bashkuar hapësirën e një Volkswagen
Passat, manovrimin efikas të Volkswagen UP dhe shpjetësinë e Volkswagen GTI, duke
na ofruar një mjet futuristik të përshtatshëm për çdo mundësi ekonomike apo stil
jetese.
Siç u përkufizua edhe nga moderatori Blendi Salaj, ky revolucion në transportin
elektrik, e prezantuar në Shqipëri nga shtëpia e madhe e Porsche Albania, mishëron
në mënyrën më harmonike kujdesin ndaj mjedisit dhe një trashëgimi të lavdishme të
projektuar drejt të ardhmes.