Porsche Albania: Rezervimi Online i Shërbimeve

2021-06-01

Për një pronar makine, momenti kur duhet t'i kryejë shërbimet mjetit të tij është një proces i gjatë dhe ezaurues. Përtej kohës së harxhuar deri në gjetjen e servisit të besuar, shumë energji shpenzohen pa rezultat duke mos marrë vlerësimin e duhur të problemeve apo kostove për riparimin e tyre.

Këto procese, në fakt përfaqësojnë një mendësi ende arkaike të të punuarit dhe optimizuarit të kohës sonë të përditshme. Një nga kompanitë që po revolucionon këtë mendësi me qasjet e saj teknologjike është Porsche Albania. Nëpërmjet investimeve të tyre digjitale kjo kompani ka arritur "të lehtësojë jetën" klientëve të saj, duke përmirësuar njëkohësisht edhe cilësinë e shërbimeve që ata marrin. Një moment i rëndësishëm për këtë kompani dhe të gjithë tregun automotiv ka qenë krijimi, për herë të parë në Shqipëri, i aplikacionit "Makina Ime". Ky aplikacion ofron dhjetra shërbime të integruara për mbi 50 mijë përdoruesit e saj aktiv.

Kryerja e shërbimeve të makinave është vërtetuar tashmë se është një "dhimbje koke" e përmuajshme dhe përvitshme për shumë individë dhe kompani me flota transpoti të konsiderueshme.

Për këtë arsye Porsche Albania vendosi t'i japë një zgjidhje edhe kësaj "dhimbje koke".

Për herë herë të parë në Shqipëri ofrohet rezervimi online i shërbimeve. Nëpërmjet platformës online të dedikuar, ky proces që më përpara mund të merrte shumë ditë të çmuara, tashmë plotësohet me 7 hapa të shpejtë:

1.      Kliko në platformën online:
https://sbo.porscheinformatik.com/phs/services?country=AL&dealer=15101&driver=false&style=PHS&vehicleAddedInSBO=true 

2.      Zgjidh markën e makinës.

3.      Zgjidh mënyrën e rezervimit.

4.      Zgjidh llojet e shërbimeve.

5.      Zgjidh mënyrën e dërgimit të mjetit dhe oraret e përshtatshme.

6.      Fut të dhënat e tua.

7.      Rezervo!

Ky shërbim inovativ ofrohet ekskluzivisht për markat e Porsche Albania: VOLKSWAGEN, AUDI, ŠKODA, SEAT.

Profili i përdoruesëve krijohet vetëm një herë duke shkurtuar kështu kohën e procesit edhe më shumë në shërbimet e rradhës.

Përtej kohës, parave dhe energjive të shpenzuara pa efikasitet, shumë shoferë rrezikonin edhe cilësinë e shërbimeve duke i marrë ato nga servise të pa autorizuara.

Me rezervimin online të shërbimeve, tashmë të gjithë bizneset dhe individët që kanë në pronarësi markat VOLKSWAGEN, AUDI, ŠKODA, SEAT mund të përfitojnë në Porsche Albania shërbime të lehtësuara dhe të garantuar, nga serviset e saj të autorizuara dhe me reputacion të konsoliduar në tregun shqiptar.

Në termat e teknologjisë, evolucioni ende favorizon ata që arrijnë të përshtaten dhe të integrojnë risitë në punën e tyre të përditshme.
Në këtë sens Porsche Albania udhëheq këtë evolucion duke ripërkufizuar premisat për industrinë automotive dhe cilësinë e shërbimeve.

Digjitalizimi përfaqëson një terren ende të ri për shumë sektorë të ekonomisë shqiptare dhe ato kompani që do të arrijnë "të vendosin flamurin" të parët premtojnë të jenë edhe dominuesit për vitet që vijnë.

Në industrinë automotive flamuri i Porsche Albania dhe markave që ajo përfaqëson aktualisht: VOLKSWAGEN, AUDI, ŠKODA, SEAT, duket të jenë përcaktuesit dhe promovuesit më të zëshëm të progresit dhe standardeve të së ardhmes.