eKickScooter 25 nga Porsche Albania
I shohim çdo ditë e më shumë në rrugët e Tiranës dhe mendojmë se është një ide e re, një risi që shumëkush e lidh me brezin e ri. Scooter-at elektrikë lëvizin lirshëm nëpër Tiranë sot dhe jo vetëm. U desh pak kohë që scooter-i të shndërrohet nga një lojë për fëmijë në një mjet elegant lëvizje në qytet aq sa dikush mund të pyesi "Po si nuk i vajti në mend dikujt më herët?". Përgjigjja do ju surprizojë.
Megjithëse scooter-i duket si një vijim llogjik i trendit të mobilitetit elektrik të nisur në dekadën e fundit me makinat elektrike dhe motorrët elektrik, ai është një mjet transporti i rilindur. Scooter-i i parë elektrik, i njohur si Autoped, filloi të shitej në dyqanet e New York-ut në vitin 1915, vetëm 3 vjet më vonë se mbytja e Titanikut.
Edhe atëhere, si sot, Autoped-i i gjeti qyetetarët të papregatitur si nga ana e legjislacionit ashtu edhe nga infrastruktura. Semaforët e parë u futën në përdorim rreth 15 vjet më vonë. Duke vazhduar me qytetin nga ku e nisi udhën për herë të parë Autoped-i u legalizua vetëm në prill të vitit 2020.
Femrat ishin të parat që ranë në dashuri me Autoped-in. Zyra Postare e New York-ut e kontraktoi kompaninë për të prodhuar Autoped-e për postjerët e saj si një mënyrë më e shpejtë dhe e lehtë për shpërndarjen e postës. Oficerët e policisë gjithashtu i përdorën Autoped-et për patrullim. Fatkeqësisht edhe gangsterët i shfrytëzuan si mjete të përshtatshme për t'i shpëtuar ndjekjes nga policia. Kjo ishte arsyeja përse gazeta "The Sun", në atë kohë, i quajti "Solo Devil Wagon".
Ashtu si atëhere, edhe tani, arsyeja më joshëse e përdorimit të scooter-it mbetet lehtësia dhe shpejtësia e lëvizjes në distancat brenda qytetit.
Mbase jo të gjithë, por një pjesë e madhe e qytetarëve të Tiranës humbasin mesatarisht 30 orë në vit në trafik. Kjo është njësoj si të shohësh 1578 video në TikTok! E dimë të gjithë se kjo do të thotë shumë kohë e harxhuar para ekranit, por e njëta gjë mund të thuhet dhe për të qëndrimin ulur në makinë. Shpejtësia mesatare e lëvizjes së tyre me makinë brenda qytetit është rreth 15 km në orë. Për më tepër, gjatë vitit që lamë pas të gjithë e shijuam lëvizjen në ajër të pastër dhe ecjen në rrugët bosh të qyetetit. Paçka se u detyruam nga faktorë të tjerë, të gjithëve na pëlqeu pa masë dhe na tregoi se makina nuk është e vetmja zgjidhje për lëvizje brenda qytetit.
Kjo është dhe arsyeja kryesore që Porsche Albania sjell në tregun shqiptar SEAT MO eKickScooter 25, një zgjidhje elektrik, online të cilën mund ta bleni, ta merrni me qera ose ta bashkëpërdorni.
E kush ka dëshirë ti rikthehet trafikut dhe ndotjes në rrugë e qytete pa rimenduar pasojat? SEAT Albania mundëson me anë të SEAT MO eKickScooter 25 për të gjithë ata që duan të hedhin një hap të guximshëm në transformimin e mënyrës së lëvizjes së tyre në diçka më positive, më të lehtë dhe më të shpejtë. SEAT MO eKickScooter 25 paloset, është portativ dhe i lehtë mjaftueshëm për të kombinuar lëvizjen tuaj me transportin publik. eKickScooter 25 ju sjell një pavarësi lëvizjeje prej 25 km duke ju dhënë siguri, komoditet dhe teknologji në lëvizje. Seat MO mund të menaxhohet direkt nga celulari juaj nëpërmjet aplikacionit Ninebot-Segway.
Lëvizja me SEAT MO eKickScooter 25 sjell përfitime ekonomike dhe në kohë për ju edhe për qytetin duke ulur trafikun, kosot e riparimit të infrastrukturës si dhe ofron transport me kosto të ulët për të gjitha kategoritë e qytetarëve. Një numër i konsiderueshëm prej nesh e kanë përqafuar tashmë këtë trend duke ulur numrin e udhëtimeve me makinë në qytet në favor të scooter-it elektrik. Shumë studime tregojnë gjithashtu se trendi i pajisjeve të mikromobilitetit do të vazhdojë të rritet ndjeshëm në vitet në vazhdim, sidomos në zonat urbane.
Kjo është e pritshme për sa kohë që kjo lloj lëvizje ju mundëson të mbërrini aty ku duhet në kohë, lehtesisht dhe pa u shqetësuar për kostot. E ku ka më këndshëm se kur rruga për në punë të ndihet si një seancë patinazhi në akull dhe vajtja për në kinema si një xhiro me patina.
A nuk ju ka shkuar dhe ju ndërmend të zgjidhni një scooter elektrik në vend të makinës? Adaptimet e vogla mund të sjellin ndikim të konsiderueshëm në kohë, para dhe në ambient. Këtë vit le të dalim jashtë makinës dhe ta shohim qytetin ndryshe.
E nëse do të shkoni diku shpejt mos prisni për taksi. Me SeatMO mbërrini më shpejt. E mbase mund të dëgjoni dikë t'ju thotë kalimthi "Ec mo, me Seat MO!"