Volkswagen Albania, e ardhmja elektrike në zonën e ish-Bllokut!

2021-12-15

Volkswagen Albania, e ardhmja elektrike në zonën e ish-Bllokut!

Tranporti elektrik është një realitet çdo ditë e më i prekshëm në Shqipëri, falë Volkswagen Albania.

Me lançimin e dy modeleve të saj më të fundit ID 3 dhe ID 4, tregu automotiv shqiptar është bashkuar  në revolucionin botëror të transportit elektrik, të udhëhequr nga marka Volkswagen.

Ky revolucion ndihet në rrugë e kudo, deri në bar-et më të frekuentuara të zonës ekskluzive të shërbimeve dhe argëtimit në Tiranë, siç është zona e ish-Bllokut.

Volkswagen Albania në bashkëpunim me Tribeca Bar ka krijuar 2 zona të dedikuara për entuziastët e të ardhmes elektrike.

Në njërën prej tyre shihet një instalacion artistik me në fokus pjesën e përparme të modelit ID 3, si fytyra e re e këtij revolucioni.

Në zonën tjetër, në një instalacion në përmasa më të mëdha lexohet ajo çfarë mund të konsiderohet fare mirë si slogani i vizionit elektrik të Volkswagen:

"Unë jam e ardhmja jote elektrike".

Ky slogan, i vendosur në një sfond të gjelbër fton të gjithë përdoruesit e automjeteve dhe entuziastët e teknologjisë, t'i bashkohen të ardhmes së shëndetshme dhe miqësore me mjedisin që marka Volkswagen po i propozon botës dhe veçanërisht Shqipërisë, nëpërmjet vizionit të saj drejt 0 emetimeve ndotëse.