Miram Cani përqafon të ardhmen elektrike të Volkswagen Albania!

2021-12-04

Rrugët e Tiranës dhe të Shqipërisë po mbushen çdo ditë e më shumë me disa modele të reja automjetesh.

Të heshtura, pa tym, tërheqëse në dizajn dhe të afta për të krijuar efektin e "kthimit të kokave" kur kalojnë pranë.

Bëhet fjalë për modelet më të fundit ID 3 dhe ID 4 nga Volkswagen Albania, të cilat konsiderohen e ardhmja e transportit elektrik botëror, tashmë të disponueshme edhe për shqiptarët.

Një ndër përqafueset e para të këtij revolucioni është edhe këngëtarja e mirënjohur dhe muza shqiptare Miriam Cani, e cila është edhe ambasadore e markës Volkswagen në Shqipëri prej dy vitesh.

Nëpërmjet një video të publikuar në kanalet e saj në rrjetet sociale, Miriami rrëfen sesi kalimi nga një makinë me djegie të brendshme në modelin futuristik ID 3 ka pasuruar të përditshmen e saj, në mënyrat më të papritura dhe të bukura njëkohësisht.

Në këtë rrëfim, ajo ndan me ndjekësit edhe shumë dimensione të jetës së saj si këngëtare, si nënë, si bashkëshorte dhe si sipërmarrëse, të gjitha të lehtësuara nga hapësira e bollshme, autonomia deri në 400 km me një karikim dhe kostot e reduktuara që ia ka mundësuar automjeti i saj më i fundit ID 3.

Transporti elektrik po pushton të gjithë tregun automotiv botëror, si një vizion i paralajmëruar nga marka Volkswagen dhe ky vizion në Shqipëri ka njohur mbështetje që në ditët e para nga tregu lokal.

Gjithashtu, ky vizion i Volkswagen ka shtuar edhe optimizmin mes shqiptarëve se e ardhmja elektrike dhe një mjedis i pastër mund të bashkëjetojnë me transportin automotiv të së nesërmes.