Vitet e fundit kemi qenë dëshmitarë se si diskutimi politik botëror është
mbizotëruar nga të vegjëlit, të cilët kanë refuzuar të presin "radhën" e tyre për
të marrë vendime, por duan të vendosin për të ardhmen e tyre sot. Kujtojmë këtu
iniciativa si "Fridays for Future" apo "Climate ACTION NOW", të cilat kanë në fokus
ndryshimet klimatike dhe mjedisin që fëmijët do të trashëgojnë.
Betejat e tyre kanë afruar mjaft aleatë nga shoqëria civile, artistë ndërkombëtarë
dhe politikanë me ndikim botëror. Një aleat i rëndësishëm i fëmijëve, për një të
ardhme më të shëndetshëm e me mjedis të pastër është edhe Volkswagen.
Prej vitesh, ky emër i madh i industrisë automotive botërore ka ndryshuar
teknologjinë e saj, duke ulur sa më shumë emëtimet ndotëse.
E tashmë, vjen me zotimin e saj më të fundit: Rruga Drejt Zeros! Ky zotim nënkupton
që emëtimet ndotëse të makinave, që nga prodhimi e deri në fund të ciklit të tyre,
do të jetë ZERO. E gjithë kjo brenda vitit 2050!
Ky vizion u shpalos edhe në promovimin premierë të modelit të tyre më të fundit
elektrik: Volkswagen ID.4. ku i gjithë komunikimi u bë nga zëri dhe vizioni i
fëmijëve.
Fladia, Emili, Leo dhe Martini ishin 4 fëmijët të cilët nëpërmjet pyetjeve të
çiltra drejtuar përfaqësuesëve të brand-it Porsche Albania në Shqipëri, korporatave
si Vodafone, Ministrisë së Mjedisit dhe ekspertëve të mjedisit, trajtuan temat e
kostos, transportit, teknologjisë dhe ndotjes në të ardhmen.
Ky promovim u krye në hapësirat më të reja të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit
në Liqenin e Madh të Tiranës, zonë e cila përfaqëson të tashmen e fëmijëve, po aq
sa edhe të ardhmen e tyre të gjelbër.
Volkswagen ID.4 është një nga përgjigjet e shumta dhe zgjidhjet efikase që
inxhinierët e Volkswagen u kanë dhënë shqetësimeve të të vegjëlve për një të ardhme
dhe zhvillim të qëndrueshëm të ekonomive të familjeve të tyre, në harmoni me
mjedisin.
Kjo makinë, e dizenjuar për familjet e së ardhmes është 100% elektrike dhe ofron
autonomi deri në 500KM me një karikim të vetëm e me 0% ndotje. Pra, udhëtimet e të
vegjëlve me familjet e tyre nga Tirana drejt Valbonës apo drejt Parkut të Butrintit
mund të kryhen me një karikim, pa ndotur ajrin dhe pa shqetësuar florën dhe faunën
lokale. Kjo do mundësojë që këto të fundit të mbeten një krenari dhe tërheqje e
pazëvendësueshme për të vegjëlit tanë edhe në të ardhmen.