Risi në Porsche Albania

2021-08-04



Ambicia e SEAT për të shndërruar gamën e automjeteve në automjete elektrike materializohet me kombinimin e djegies dhe energjisë elektrike, duke prezantuar automjete të tilla si SEAT Tarraco e-HYBRID.

Kjo është dëshmi e prekshme se si teknologjitë e përparuara të energjisë elektrike mund të bëjnë më efiçiente edhe automjetet më të mëdha, duke ruajtur pozicionin e tyre të rëndësishëm në një treg gjithnjë e më të prekshëm nga ndikimet mjedisore.

Nën kofanon e madhe të SUV-it qëndron zemra e hibridit të avancuar plug-in (me karikim), ku miksohet një motor benzine 1,4 litërsh TSI 150PS (110kW) me një motor elektrik 85kW (115PS) të lidhur me një transmision automatik dhe manual DSG me gjashtë nivele shpejtësie dhe FWD fuqi motori në gomat e përparme, duke gjeneruar kështu një fuqi të kombinuar prej 180kW/245PS dhe 400Nm të shtytjes fillestare.

Versioni hibrid plug-in (me karikim) siguron një udhëtim prej rreth 49 km, duke përdorur vetëm energjinë në baterinë e automjetit - i përkryer për rritjen e efikasitetit ose për të udhëtuar nëpër rrugët e një qyteti ku rregullat për ruajtjen e cilësisë së ajrit janë më të rrepta - dhe mund të përdoret me një shpejtësi deri në 140 km/orë, duke e bërë atë tepër efikas. Në rast se parashikoni të udhëtoni distanca më të largëta, SEAT Tarraco e-HYBRID përdor motorin elektrik dhe atë me benzinë për të ofruar një diapason udhëtimi prej 730 km pa qenë nevoja të furnizoheni me karburant.

Dizajni ka platformën solide të projektuar nga Tarraco që nga lançimi i tij, dhe ka të integruar në këtë model Stilin, Ekselencën dhe opsionet FR, për të përshtatur automjetin posaçërisht me nevojat tuaja.

Dizajni i brendshëm mbetet dominant, ndjesia e hapësirës së bollshme, siguria dhe një nivel më i lartë cilësie. Sërish, fokusi mbetet në finesën e përzgjedhjes dhe sugjerimin për aftësitë hibride të karikimit të SUV. Kjo ilustrohet nga përzgjedhja e dizajnit të levës së marshit me ndriçim dhe dy butonave specifikë: e-Mode dhe s-Boos

Me prezantimin e modelit hibrid plug-in (me karikim), në veçoritë shtesë për të ndihmuar përdoruesit përfshihen mundësia që drejtuesit e automjetit të menaxhojnë procesin e karikimit në distancë përmes e-Manager, të kontrollojnë kondicionimin e ajrit - automjeti mund të nxehet paraprakisht për deri në 30 minuta, dhe sistemi punon nga -15 °C deri në 22 °C - dhe të menaxhojnë kohën e nisjes nga të gjitha aplikacionet e telefonave inteligjentë; çka do të thotë që kur të jeni gati të nisni udhëtimin tuaj, gati do të jetë edhe SUV-i i madh.

SUV-i më i madh i prodhuar nga kjo markë, tashmë me një nivel më të lartë vetëdije dhe më efiçient ndaj mjedisit, ruan integritetin e markës për përmirësimin e sigurisë. SEAT Tarraco e-HYBRID integron një sërë sistemesh të përparuara të asistencës ndaj drejtuesit të automjetit dhe karakterizohet nga veçori komoditeti që ofrojnë më shumë siguri, qëndrueshmëri dhe komfort, pavarësisht trafikut nëpër xhungla urbane apo nisjes në udhëtime më epike.

SEAT Tarraco e-HYBRID është një dëshmi solide që elektrifikimi përfaqëson një teknologji që sjell avantazhe të shumta dhe do të përfaqësojë të ardhmen e ndritur që do të përmbushë nevojat e lëvizshmërisë, duke zvogëluar ndikimin e dëmshëm në mjedis.