ŠKODA Kodiaq, oferta fantastike për të zëvendësuar makinën e vjetër!

2022-02-11

Fushata më e fundit nga ŠKODA Albania është mundësia që të gjithë pronarët e makinave të vjetra kanë pritur për të rinovuar përvojën e të ngarit dhe stilin e tyre të jetesës.

 

Nëse ke një makinë të vjetër nën 250.000KM, me vitprodhim 2006 e lart dhe në gjendje pune, mund ta dorëzosh pranë ŠKODA Albania dhe të përfitosh ŠKODA Kodiaq me 7000€ ulje.

 

ŠKODA Kodiaq përfaqëson një gjeneratë të re SUV, të përshtatshme për çdo terren dhe me hapësirë të bollshme. 

 

Fare lehtë mund të konsiderohet një shtëpi e dytë për nga komforti që ofron për çdo udhëtim familjar.

 

Në bisedën që patëm me meaxherin e markës Z.Kozma ai u shpreh se ŠKODA ka në qendër të politikave të saj mundësimin e produkteve më të fundit teknologjike të transportit dhe në kushte sa më të përballueshme për klientin shqiptar. 

 

Tashmë, çdo merak për udhëtimin e radhës me makinën tënde të vjetër nuk njeh justifikim, sepse ŠKODA Kodiaq mund të bëhet lehtësisht standardi i ri për ty dhe familjen tënde.