AUDI GOES ELECTRIC!

2022-05-09

Prej disa vitesh, e gjithë industria automotive në botë po kalon një revolucion në garë me kohën. Në këtë garë është përfshirë edhe Shqipëria dhe specifikisht një koncesionar ka ruajtur një performancë konstante dhe të shpejtë në komunikime. Bëhet fjalë për Porsche Albania dhe veçanërisht markat të cilat perfaqësojnë. Por si është e mundur që një vend si i yni, po ruan kaq mirë hapin me më "të shpejtët" në Evropë dhe Botë dhe pse pikërisht Porsche Albania dhe marka premium që ajo përfaqëson, Audi?

Për këtë arsye kontaktuam Menaxherin e Përgjithshëm të Porsche Albania Z. Gentian Bushati, i cili ju përgjigj pozitivisht ftesës sonë për të bërë një bisedë të sinqertë,gati rrëfyese për politikat e saj afatgjata në një sektor që kërkon shumë guxim, siç është transporti elektrik në Shqipëri.

Z. Bushati, në korin gjithnjë e në rritje të zërave që avokojnë për transportin elektrik, Porsche Albania paraqitet si një zë i fortë dhe i pandërprerë. Çfarë ju shtyn? Kaq treg të madh përfaqëson mobiliteti elektrik në vend?

Bushati: Pas disa viteve të vështira sa i përket njësimit së procedurave me standardet e BE dhe komplikimet që kjo situatë solli në prodhim për Shqipërinë, tashmë Audi është kthyer fuqishëm me një strategji krejtësisht të re me fokus tek makinat elektrike!

Audi tashmë bëhet elektrik, duke ruajtur dizajn dallues, performancën dhe interaktivitetin me makinën në nivelin më të lartë, atë të një marke premium, siç është Audi!

Në fakt, transporti elektrik përfaqëson një investim më të gjerë se thjesht prania me ofertë në treg dhe marka Audi në veçanti ka bërë një kapërcim strategjik duke nisur një tjetërsim total në këtë drejtim, të të gjithë gamës së modeleve. Kjo strategji synon kryesisht përpuethshmërinë me tregun evropian dhe aplikimin lokalisht të politikave ndërkombëtare dhe të asaj çfarë përfaqëson edhe vizionin e Audi për të ardhmen në tregun elektrik botëror. Konstatoj me bindje se Audi është e vetmja markë që ofron modele elektrike në standarde premium dhe kjo përbën një avantazh thëllësisht konkurues në tregun automotiv, në segmetin premium në Shqipëri.

Kur vëren se makinat elektrike ende mbeten një minorancë në rrugët e Shqipërisë, çfarë e shtyn një biznes ta promovojë?

Bushati: Porsche Albania ka qenë një pioner pa diskutim në këtë sektor duke ofruar si shëmbull suksesi, edhe për një terren social dhe ekonomik si Shqipëria, serinë e makinave elektrike të markës Volkswagen. Porsche Albania ka nisur t'i tregtojë këto modele që në mesin e vitit 2016 dhe këtu vlen të theksohet që, ne ishim në të njëjtin ritëm më të gjithë vendet e zhvillluara evropiane dhe të parët në Ballkan. Transporti elektrik për ne përfaqëson një të ardhme pa kthim dhe të shumëpritur madje, duke konsideruar nevojën për aksion urgjent në reduktimin e ndotjeve mjedisore, dhe jo vetëm, por edhe për të bërë kostot e vazhdueshme të transportit të jenë në një zbritje vërtetë domethënëse për përdoruesit.

Siç përmenda më herët, kjo është një përpjekje që kalon tregun dhe kërkon investim kapilar për ta bërë të mundur. Kështu, ne kemi investuar së pari në burimet tona njerëzore, duke mundësuar trainime të çertifikuara nga grupi Volkswagen për stafet tona të shërbimit për modelet elektrike. Nëpërmjet partneriteteve dhe bashkëpunimeve ndërsektoriale, Porsche Albania ka shtyrë prej vitesh për zgjerimin dhe pasurimin e infrastrukturës kombëtare me karikues elektrik. Vetë Porsche Albania mundëson fast chargers për klientët e saj, deri në 75kw.

Gjithçka diskutuam më lart, përbën bazën për të qenë te suksesshëm në strategjinë tonë me markën Audi, Audi goes Ellectric, Audi bëhet elektrik dhe kjo zbërthehet në objektivin tonë që brenda 5 viteve Audi të ketë mbi 40% të portofolit të përbërë nga modele elektrike. Rezultatet janë frymëzuese, por ka vetëm një risk: ndalimi i zhvillimit të infrastrukturës mbështetëse elektrike, e cila për hir të së vërtetës bazohet fort mbi një vullnet të institucioneve qeveritare kombëtare dhe lokale.

Cilat janë zhvillimet e pritshme në këtë drejtim dhe për markën Audi?

Bushati: Për referencë, standardi i aplikuar në Evropë madje dhe në vendet fqinje është prania e një blloku karikues çdo 150km. Ky shpresoj do të jetë edhe standardi që do të aplikohet në Shqipëri, duke parë se të gjithë treguesit si nga klientët, por edhe nga operatorët ekonomik janë drejt një revolucioni elektrik. Një revoluicion i cili, në vendin tonë përfaqësohet në përvojën premium vetëm nga marka Audi. Ky nuk është një diskutim nga e ardhmja, madje e kemi tashmë mes nesh dhe quhet Audi e-tron. Përveç modeleve e-tron dhe e-tron Sportback do të kemi edhe modele të tjera që do të ofrohen brenda këtij viti siç është e-tron GT dhe Q4 e-tron. Investimi ynë do të përqendrohet në thelbin e strategjisë tonë, modelin elektrik, duke ndërgjegjësuar përdoruesit për avantazhet e gjithanshme, si dhe eksperiencë premium në makinat lektrike.

Asnjëherë ne nuk do të harrojmë që motorrët me djegie të brendshme, sidomos modelet nga Audi Sport, S dhe RS do të jenë gjithashtu pjesë e ADN-s së markës Audi.

Sidoqoftë, marr shkas nga kjo bisedë, për të ftuar të gjithë publikun të vizitojnë ditën e nesërme instalacionin artistik "Reja" sepse ajo do të jetë platforma pritëse e "rrufesë" më të fortë elektrike, Audi e-tron, e cila përbën një ilustrim pamor dhe emocional të të gjithë strategjisë sonë për markën Audi.

Audi e-tron do të jetë "mantra" jonë dhe fytyra e re e të gjithë tregut të transportit elektrik premium në vend. Ju faleminderit!