Çdo vlerësim mbi inovacionin i takon besimit të klientëve!
Më 25 janar, Porsche Albania pati nderin të vlerësohej me Çmimin e Veçantë mbi Inovacion & Teknologji nga Dhoma e Tregtisë së Shqipërisë. Ky çmim u akordua në kuadër të suksesit të aplikacionit "Makina Ime".
Aplikacioni "Makina Ime" është një platformë unike në tregun automotive shqiptar, i cili ofron lehtësi dhe zgjidhje nga më të ndryshme për zotëruesit e mjeteve. Aktualisht ai numëron mbi 100.000 shkarkime dhe përdoret në mënyrë të përditshme nga thuajse të gjithë përdoruesit e tij.
Ky vlerësim është një inkurajim i paçmueshëm për të gjithë mendjet dhe zemrat që janë investuar prej vitesh në revolucionin elektrik, progresin digjital dhe zhvillimin e mëtejshëm të përvojës së klientëve tanë me markat të cilat përfaqësojmë, duke kulmuar me aplikacionin "Makina Ime".
Në konsideratën tonë, ky çmim i shkon të gjithë klientëve të cilët kanë qendruar besnik dhe mbështetës në çdo hap të këtij rrugëtimi.