Volkswagen ka marrë kurorën e Toyota’s

2015-07-30

Volkswagen ka marrë kurorën e Toyota's për prodhuesin më të mirë të makinave në shitje - të paktën deri tani për këtë vit.

Të dhënat mbi makinat e shitura nga kompanitë gjatë gjashtë muajve të parë të 2015 tregojnë se prodhuesi Gjerman i makinave është më mirë se rivali Japonez.

Volkswagen ka shitur 5.04 milion automjete nga Janari në Qershor, një rritje e vogël krahasuar me një vit më parë. Kjo krahasohet me 5.02 milion shitje nga Toyota në të njëjtën periudhë. Shitjet e grupit ranë me 1.5% falë performancës më të ulët nga markat Toyota dhe Daihatsu.

Prodhuesit e makinave sfidohen nga zbutja e kushteve në tregjet e Kinës dhe Rusisë, dhe Volkswagen është e kujdesshme për të ardhmen.

Prodhuesi i makinave, që gjithashtu zotëron markat Audi dhe Porsche, përshkroi performancën e këtij viti si "e kënaqshme" në një ambient të vështirë.

Drejtori i shitjeve Christian Klingler ka paralajmëruar për kushtet e vështira të tregut në Kinë.