5 Pyetje për Volkswagen Tirana

2015-08-20


Kemi patur shumë pyetje kohët e fundit për sallonin e ri. Për të gjithë të interesuarit me poshtë po postojmë disa prej tyre:

1. Çfarë është Volkswagen Tirana?

Volkswagen Tirana është shpërndaresi i Volkswagen makina pasagjerësh dhe makina tregtare 100% nën pronësinë e Porsche Albanias.

2. Ku ndodhet salloni i Volkswagen Tirana?

Volkswagen Tirana ndodhet në rrugën dytësore të Autostradës Tiranë-Durrës Km. 7. Në një sallon tërësisht të ri ju do të gjeni modelet kryesore të Volkswagenit në Shqipëri.

3. Ku është dallimi ndërmjet Porsche Albanias dhe Volkswagen Tirana?

Porsche Albania është importuesi ekskluziv i markave të grupit Volkswagen në Shqipëri. Volkswagen Tirana është 'dealeri' i markave Volkswagen dhe Volkswagen Makina Tregtare.

4. Cili është drejtuesi i Volkswagenit për Shqipërinë?

Drejtori i markës Volkswagen (makina pasagjerësh) është: Z. Armand Saliu

Drejtuesi i markës Volkswagen Makina Tregtare është: Z. Elion Gjoka.

5. Me kë mund të flas për informacione mbi çmime apo oferta për Volkswagen Makina Pasagjerësh në Volkswagen Tirana?

Me një nga konsulentët e shitjes: Eris Përpunja +355 (0) 694086801 dhe Ilirjan Basha +355 (0) 664086800.

Për më tepër informacion apo pyetje që mund të keni na kontaktoni në: office(kwfat)porsche(kwfdot)al ose ne nr. e telefonit: +355 (0) 4 240 74 30