Zbuloni botën e automobilizmit përmes revistës Drive.

Revista Drive është një botim periodik i Porsche Albania, i dedikuar botës së automobilizmit dhe markave të grupit. Ajo sjell përmbajtje mbi modelet dhe teknologjitë e reja, inovacionin, elektrifikimin, sigurinë, aktivitetet dhe eksperiencat e markave, si dhe tema të tjera të lidhura me mobilitetin.

Në revistë trajtohen marka si Porsche, Volkswagen, Audi, Škoda dhe SEAT, duke kombinuar prezantimin e produkteve me histori, teknologji dhe përmbajtje nga tregu lokal.