Shitje rekord për Audi-n në 2015

2016-01-11

Audi arriti shitje rekord për vitin 2015! Krahasuar me 2014, shitjet në tregjet botërore u rritën me 3.6% duke arritur shifrat e 1,803,250 automjete. Këto shifra u arritën pavarësisht faktit që modelet më të reja si A4 e re, Q7 e re dhe R8 e re, nuk ishin në shijte në shumë rajonë në botë. Në Evropë dhe Kinë, Audi rikonfirmoi pozicionin e vet si marka premium më e suksesshme; në Sh.B.A, marka me katër unaza u rrit dyfish më shumë se normat e rritjes së tregut. Në Dhjetor, rreth 158,450 klientë në të gjithë botën zgjodhën një Audi, dhe sollën një rritje prej 5.6%.

Me arritjet e këtij viti, Audi e kaloi targetin prej 1.5 milion makina me 300,000 automjete më shumë të shitura dhe tregoi edhe një herë se është në rrugën e duhur, edhe në këtë vit të mbushur me sfida.

Gjenerata e modeleve të reja të Audi-t është në rrugë të mbarë: Gjenerata e re e modelit më të shitur, A4 u lançua në Evropë në Nëntor të 2015 dhe do të lançohet edhe përtej oqeaneve në 2016. I disponueshëm në Evropë që në Qershor 2015, Q7 e re e pati premierën në Kinë në fund të vitit që lamë pas, ndërsa në Sh.B.A hyn në 2016.