Ibiza e re zbret në Tiranë.

2017-10-27

 

 

"Gjenerata e 5-të e SEAT Ibiza vjen me një dizajn modern dhe rinor, i karakterizuar nga pjekuria dhe balanca, me përmasa perfekte që pasqyrojnë një karakter të fortë dhe të shkathët", tha Alejandro Mesonero Romanos, Drejtor i Dizajnit të SEAT.

"Për shkak të përmasave të saj të përsosura, karakterit unik dhe paraqitjes së zhdërvjellët, Ibiza pa dyshim paraqet një hap përpara në drejtim të gjuhës së dizajnit SEAT".

Karakteristikat e SEAT jo vetëm janë ruajtur, por kanë arritur në një tjetër nivel, duke çuar më tej evoluimin e ADN-së SEAT të pasqyruar në dizajn.

Ekipi, i drejtuar nga Alejandro Mesonero Romanos, Drejtor i Projektimit të SEAT, ka arritur të transmetojë një dizajn të freskët, rinor, të rehatshëm, funksional dhe sportiv, duke ofruar në të njëjtën kohë më të rejat e teknologjisë, komoditetit dhe sigurisë.

Nga jashtë, SEAT Ibiza e re është më e pjekur, më shprehëse, më individuale; forma trekëndore e dritave mund të duket një ngjashmëri me SEAT Leon, por është krejtësisht ndryshe. ADN-ja e markës natyrisht ruhet brenda makinës por evoluon duke përmirësuar cilësinë reale dhe të perceptuar.

Paneli, i orientuar drejt shoferit lejon më tepër dritë natyrale se më parë dhe është fizikisht më i lehtë por me fortësi të reflektuar që vazhdon në grupin qendror, panelet e derës dhe në çdo detaj. Përveç kësaj, ka mundësi të panumërta të personalizimit dhe teknologjinë më të përparuar në bord.

Dy vlerësime në konkursin e këtij viti të "Automotive Brand" për SEAT Ibiza-n të mbajtur nga Këshilli Gjerman i Dizajnit. Njëri është:  "Winner" në konkursin e markave të makinave për kategorinë "Exterior Volume Brand" dhe vlerësimi tjetër: "Best of the best" në kategorinë "Interior Volume Brand".

 

Konkursi i markave të makinave është i vetmi konkurs ndërkombëtar i dizajnit, vlerësimet e të cilit gëzojnë një prestigj ndërkombëtar në të gjithë industrinë e makinave. Ai ka shpërblyer bujarisht të gjithë ekipin që ka projektuar dhe zhvilluar SEAT Ibiza-n e re, një nga tri shtyllat kryesore të markës spanjolle së bashku me Ateca dhe Leon.