SEAT Arona, juaja nga 177 Eur/muaj

2018-05-01
 

SEAT u bë marka e parë e grupit VW që solli në jetë modelin B-SUV, pas lançimit me sukses të Ateca-s. E zhvilluar në platformën modulare MQB A0, Arona është e gjatë 413 cm, një alternativë shumë e mirë për levizjet në qytet, por me lartësinë e ngritur nga toka mund të bëhet shoqëruesi juaj edhe në terrene të vështira. Edhe pse me gjatësi kompakte, Arona ka një hapësirë të konsiderueshme në kabinë ndërsa bagazhi kap kuotën 400 litra.

 

Çmimet e Arona-s nisin nga 12.900 Euro, me motorin e benzinës 1.0 TSI, me 95 kuaj fuqi dhe kambio manuale. Ky motor, ashtu si edhe diesel-i 1.6 TDI, ofrohen edhe me kambio automatike, ndërsa përzgjedhja e pajiseve të makinës mund të bëhet sipas 3 nivele: Reference, Style dhe Xcellence. Mes opsioneve të sigurisë mund të veçojmë frenimin automatik në rast emergjence, i cili është gratis në të gjitha nivelet

 

 

Ndër risitë e modelit në ofertë mund të veçojmë Front Assist, Adaptive Cruise Control, Hill Hold, Fatigue Detection, Multi-Collision Brake, Rear Traffic Alert, Blind Spot Detection, Park Assistance, Apple CarPlay, Android Auto e Mirror Link, beats Audio 300W e shumë të tjera.

 ______________________________________________

Më shumë mbi modelin 

______________________________________________

ose na kontaktoni në:

+355 69 20 23 233

E-mail: office(kwfat)porsche(kwfdot)al