Taycan performon bindshëm në testin 24 orësh në Nardò

2019-08-20

Kjo korespondon me distancën nga Nardò në Trondheim në Norvegji. Në temperaturat përvëluese në pistën e testimeve në jug të Italisë, shpejtësitë ishin midis 195 dhe 215km/h. Me temperature maksimale 42 gradë Celcius dhe me një temperature piste 54 gradë Celcius, Taycan provoi cilësitë e veta për distancat e gjata përpara prezantimit për publikun. Testi u mbajt dhe nuk pati asnjë pengesë, teksa prototipi i Taycan ndalonte vetëm për t'u karikuar dhe për të ndërruar shoferët. Skuadra përbëhej nga 6 pilotë të Porsche. Kontrolli i cilësisë u bë pjesë e testit teksa ai vazhdonte gjatë gjithë kohës dhe në temperatura të larta.

Stefan Weckbach, nën drejtor i Taycan Product Line, i ishte deleguar detyra që të raportonte se "Taycan e realizoi me sukses këtë test ambicioz pa asnjë problem," duke shtuar se "rezultatet e realizuara në Nardò nxjerrin në pah avantazhet e teknologjisë unike 800-volt dhe nivelin e lartë të tij të maturimit. Përpara se Taycan të dali në treg në fund të vitit, ne do të kemi bërë mbi 6 milion kilometra rreth globit."

Teknologjia: sistemi 800-volt

Taycan është makina e parë e prodhuar me sistemin e voltazhit prej 800 volt. Kjo teknologji ndihmoi 919 Hybrid të fitojë 24 Orët e Le Mans 3 herë rradhazi dhe tani është duke dale në prodhim në seri.

Teknologjia 800 volt hap rrugën për performancë të lartë konsistente, redukton kohën e karikimit dhe ul peshën dhe hapësirën që zë kabllazhi në makinë. Gjatë provave, u përdorën stacione karikimi 800-volt të fuqisë së lartë nga Porsche Engineering Group GmbH.

Menaxhimi i sofistikuar termal i Taycan gjithashtu e provoi veten në Nardò. Menaxhimi termal rrotullohet rreth një sistemi efiçent inteligjent për ftohjen dhe ngrohjen e componentëve të voltazhit të lartë. Kjo ndalon humbjet potenciale të fuqisë si pasojë e gjenerimit të ngrohjes më tepër se sa duhet dhe siguron që temperature optimale për proçesin më efiçent të karikimit është arritur kur makina të arrijë në pikën e karikimit.

Makina: e para makinë sportive tërësisht elektrike nga Porsche

I riu Porsche Taycan provon jo vetëm qëndresë. Powertrain i tij elektrik është i dizejnuar në një mënyrë të tillë që mund të tregojë gjithë fuqinë edhe pasi ka përshpejtuar disa herë. Në fund të muajit Korrik një prototip përshpejtoi nga 0 në 200km/h jo më pak se 26 herë në një pistë avionësh. Shifra mesatare e përshpejtimit nga herët e tyre ishte nën 10 sekonda. Diferenca midis përshpejtimit më të shpejtë dhe më të ngadaltë ishte 0.8 sekonda.

Pista: Nardò Technical Center në Pulia (Itali)

Nardò Technical Center ka më shumë se 20 pista dhe fasilitete testesh në një sipërfaqe prej 700 hektarë, numëron 90 kompani Brenda sektorit automotive si klientë dhe punëson 150 persona. Që prej vitit 2012, ajo është drejtuar nga Porsche Engineering Group GmbH, një filjal i tërë në prone Dr. Ing. h.c. F. Porsche AG, Stuttgart.

Qëndra e testeve është ndritur në vitin 1975 me konstruksionin ikonik të pistës dhe ofron opsione të shumta testesh për çdo fazë të zhvillimit. Cirkuiti i shpejtësisë së lartë, i vetmi i llojit tëvet në botë dhe me një gjatësi prej 12.6 km - është ndërtuar me qëllim që të mund të testohen makina në kushte ekstreme dhe t'i bëjnë proçeset e zhvillimit më efiçente. Rinovimi i qëndrës së testeve përfundoi në mes të muajit Korrik. Midis përmirësimeve të bëra ishte edhe instalimi i një sistemi inovativ të rrethimeve të rrugës kundër përplasjeve, që u zhvillua në bashkëpunim me Porsche Engineering veçanërisht për testimet me shpejtësi të larta në Nardò. Puna gjithashtu përfshin edhe rinovimin e plotë të 106,000 metrave seksioni për dinamkiat e drejtimit.