Summer Driving Experience!

2015-08-19

Fundjavë, diell, det. Receta e lakmuar e pushimit u bë edhe më tunduese fundjavën e mes Gushtit kur një ekip nga Porsche Albania zbarkoi në brigjet e detit Jon (konkretisht në plazhin e Jalit).

Objektivi ishte i qartë, ti shtohet pak emocion qëndrimit në bregdet.

Pushuesit e shumtë patën rastin të shohin dhe provojnë disa nga modelet më në zë të Volkswagen, pa harruar pijet, masazhin por edhe surprizat e tjera rezervuar për ta.  

Një aventurë që nis me Golf 7 për tipat sportiv dhe sfidues dhe për ata më klasikët një Tiguan. Një udhëtim drejt plazhit në 'shqërinë' e teknologjisë më të mirë të grupit Volkswagen-it. Pas një xhiro prove emocionante, ishte koha për foto, pije dhe masazh për pushuesit më të qeshur të bregdetit Jon.

Por kur dielli perëndon aventurat duhen festuar edhe natën dhe për këtë arsye stafi i Porsche iu bashkua festuesve të natës për të vazhduar me dhurata për të gjithë njohësit e mirë të makinave tona Volkswagen.

Aktiviteti në shifra:

·         3 modele Volkswagen u rreshtuan për të shoqëruar pushuesit në një 'shteg' ndryshe drejt bregdetit.

·         348 kuaj fuqi ndërmjet të gjithë modeleve të disponueshme për t'u provuar.

·         315 km 'test drive' të përshkruar gjatë fundjavës

·         360 minuta masazh dhuratë për 'fatlumët' që zgjodhën të pushonin ndryshe.

Një festë që zgjati dy ditë dhe solli shumë miq të rinj për Porsche Albania të cilët i falenderojmë që ishin pjesë e një fundjave argëtuese dhe mbreslënëse.

Shihemi sërisht verën tjetër!