Porsche Finance Group   (PFG AL)  shpall njoftim për pozicionin vakant të specialistit për Menaxhimin e Kontratës  

DETYRA DHE PËRGJEGJËSI:

 Te angazhohet per mbledhjen dhe kontrollin cilësor të dokumentacionit, për aplikimet në proces, sipas procedurave të brendshme të PFG AL

Përgatitja e analizës financiare për aftesitë paguese të klientit sipas procedurave të brendshme të kompanisë

Është ne kontakt me strukturën e shitjes për statusin e procesit të aplikimit, dokumentacionin në lidhje me regjistrimin dhe dorëzimin e mjetit, kontratën dhe dorëzimin e dokumentave të tjerë sipas procedurave të brendshme të kompanisë

Përgatit, plotëson dhe menaxhon dokumentacionin e nevojshëm në dosjen e klientit  për  procesin e arkivimit

Ndjek të gjitha procedurat në lidhje me kërkesat e klientëve në mbyllje kontrate ose tjetërsim sipas procedurave të brendshme të kompanisë.

Monitoron, mirëmban dhe përditëson të dhënat e databazes së klientëve në  sistemet e brendshme të kompanisë

Identifikon dhe zgjidh cdo kërkesë ose  ankesë  të klientëve, duke bashkëpunuar edhe me struktura dhe departamente të tjera nëse është e nevojshme.

Ruajtja e niveleve të larta të konfidencialitetit dhe sigurimi i cilësisë në shërbimin e klientit

Raporton pranë Drejtorit Lokal
 

QUALIFICATIONS: 

Diplomë Universiteti  në Ekonomi
Të ketë minimumi 3 vite eksperiencë në sektorin bankar në shërbimin me klientët.
T'u ofrojë shërbim cilësor klientëve.

Njohuri gjithëpërfshirëse për punën në sistemin bankar dhe financiar, duke përfshirë njohjen e rrezikut të kredisë,  politikave dhe rregulloreve të ndryshme, si dhe kuadrin ligjor.

Aftësi të shkëlqyera analitike, duke përfshirë aftësitë në MS Excel dhe përgatitjen e pasqyrave financiare për analizën financiare.

Aftësi shumë të mira në komunikimin me shkrim, njohuri verbale dhe jo-verbale në anglisht

Aftësi të shkëlqyera pune në grup

Aftësi shumë të mira organizative dhe punë të pavarur gjatë kryerjes së detyrës

Personat e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar brenda datës 30.01.2019, dokumentat si më poshtë

-       Leter "Shprehje Interesi" për pozicionin (Anglisht)

-       CV (Anglisht) 

Kontakt: info(kwfat)porscheleasing(kwfdot)al

Vetëm kandidatet e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.