Porsche Albania është pjesë e Porsche Holding Salzburg, i cili zotërohet 100% nga Volkswagen AG, të cilët përbëjnë një nga grupet më të mëdha në industrinë automotive në Europë.
Porsche Holding ka punuar për të arritur reputacionin e saj të jashtëzakonshëm gjatë 60 viteve të ekzistencës së saj në mbi 20 vende europiane, në Kinë, Amerikën e Jugut dhe Malajzi. Përgjegjësia sociale dhe një standard i lartë i etikës e kanë bërë Porsche Holding atë që është sot: distributori më i suksesshëm i automobilave në Europë.
Integriteti dhe përputhshmëria jane një funksion i identifikueshëm në shumë organizata në mbarë botën dhe ne jemi krenar që jemi një shoqëri tregtare që i përket këtij komuniteti. Ne nxitemi nga dëshira për të konkuruar në treg në përputhje të plotë me ligjin, në mënyrë etike dhe transparente.
Emri Porsche Albania përfaqëson një shoqëri tregtare që vepron në mënyrë transparente, etike dhe të besueshme. Vizioni i kësaj shoqërie nuk pranon kategorikisht asnjë sjellje të paligjshme që shkel legjislacionin në fuqi apo rregulloret e brendshme, që shkel vlerat, standardet dhe politikat tona.
Për ne është shumë e rëndësishme të sigurohemi që po veprojmë në një mënyrë etike dhe ligjore.
Për Porsche Albania, pajtueshmëri do të thotë që punonjësit e saj jo vetëm që respektojnë ligjin aktual, por gjithashtu respektojnë një sërë parimesh morale që tejkalojnë thjesht respektimin e ligjit. Këto parime janë përcaktuar në Kodin e Sjelljes të vetë kompanisë.
Cfarë është pajtueshmëria?
Pajtueshmëri do të thotë të respektosh të gjitha ligjet, rregulloret dhe rregullat e brendshme. Pajtueshmëria përcakton kornizën ligjore dhe synon parandalimin e shkeljeve para se ato të ndodhin.
Cfarë është Integriteti?
Integritet do të thotë të bësh gjënë e duhur në bazë të bindjes personale të një personi - të veprosh me përgjegjësi për kompaninë, partnerët e biznesit dhe si anëtar i shoqërisë sonë.
Kjo është arsyeja pse integriteti dhe sjellja në përputhje nuk janë vetëm veprime që kompania jonë dëshiron të bëjë - ne përkundrazi konsiderojmë se integriteti dhe pajtueshmëria janë përbërës thelbësorë të kulturës sonë tregtare.
Kontakt në Porsche Albania
Pajtueshmëria
Compliance Officer
Emri: Av. Den Minxhozi
Tel. +355 (04) 240 74 30 (ext. 103)
Fax. +355 (04) 240 74 34
Mob. +355 (0) 69 70 25 043
E-mail. compliance(kwfat)porsche(kwfdot)al
Web: www.porsche-holding.com/en/company/compliance-integrity/
Integriteti
Local Integrity Officer
Emri: Jona Njocko
Tel. +355 (04) 240 74 30 (ext. 110)
Fax. +355 (04) 240 74 34
Mob. +355 (0) 69 77 22 665
E-mail. jona.njocko(kwfat)porsche(kwfdot)al
Web: www.porsche-holding.com/en/company/compliance-integrity/