Politika e mjedisit

1. Deklarata mbi Politikat Mjedisore te Grupit Volkswagen  

Si një udhëheqës botëror në zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e automjeteve Grupi Volkswagen përpiqet të bëhet një ofrues kryesor i lëvizshmërisë së qëndrueshme dhe të jetë shembull për tu ndjekur në mjedis. Ne përqafojmë sfidat e ngrohjes globale dhe jemi të përkushtuar ndaj objektivit nr.2 të Kombeve të Bashkuara. Ne jemi të vetëdijshëm për ndikimin mjedisor dhe shoqëror që aktivitetet dhe produktet tona kanë në mbarë. Për të zvogëluar gjurmën tonë mjedisore, ne përdorim kapacitetin tone inovativ për të trajtuar sfidat mjedisore në çdo hap të ciklit të jetës së produkteve tona. Risitë që ne sjellim në tregun automotiv do të ndihmojnë klientët tanë të zvogëlojnë gjurmët e tyre mjedisore, ndërsa ne njëkohësisht sigurojmë konkurueshmërine e kompanisë dhe punësimin e kolegëve tanë.

Deklarata mbi Politikat Mjedisore te Grupit Volkswagen

2. Volkswagen me Deklaraten e Misionit te ri Mjedisor "goTOzero" te Korporates  

Wolfsburg, 10 korrik 2019 - Grupi Volkswagen po merr të gjitha masat e tij për mbrojtjen e mjedisit nën misionin e ri mjedisor "goTOzero". Oliver Blume, Anëtar i Bordit të Menaxhimit të Grupit përgjegjës për mbrojtjen e mjedisit, thotë: "Me politikën e re mjedisore të Grupit, Grupi po i jep vetes dhe bashkëpuntorëve të tij një orientim të qartë. Përpjekjet tona për të përmirësuar mbrojtjen e mjedisit mbulojnë të gjithë ciklin e jetes së produktit, nga zhvillimi, prodhimi dhe funksionimi deri te riciklimi i mëpasshëm i automjeteve dhe administrimit të këtij cikli. Ne gjithashtu përfshijmë furnitorët tanë. Vetëm së bashku mund t'i arrijmë qëllimet tona ".

Misioni i ri mjedisor 'goTozero'

 3. Për të gjitha produktet tona dhe zgjidhjet e mobilitetit ne aspirojmë të minimizojmë impaktin në mjedis gjatë gjithë ciklit të jetës - nga lëndët e para deri në fund të jetës - në mënyrë të që t'a mbajmë ekosistemin të paprekur dhe të krijojmë impakt pozitiv në shoqëri.

Pajtimi me rregullat e mjedisit, standartet dhe angazhimi vullnetar është një domosdoshmëri e veprimeve tona.

Go To Zero