Vitet e fundit kemi qenë dëshmitarë se si diskutimi politik botëror është mbizotëruar nga të vegjëlit, të cilët kanë refuzuar të presin “radhën” e tyre për të marrë vendime, por duan të vendosin për të ardhmen e tyre sot. Kujtojmë këtu iniciativa si “Fridays for Future” apo “Climate ACTION NOW”, të cilat kanë në fokus ndryshimet klimatike dhe mjedisin që fëmijët do të trashëgojnë.